Koeficientët “zbehin” euforinë e rrogozhinasve për kualifikim

Futboll

Koeficientët “zbehin” euforinë e rrogozhinasve për kualifikim

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 13:37
Egnatia

Ndeshja e parë mund të përcaktojë shumëçka për Egnatian, në rrugëtimin e saj të Champions League.

Skuadra e Nevil Dedes do të presë sot në Rrogozhinë NK Celjen, një kundërshtar tejet i vështirë për nivelin që përfaqëson në kampionatin slloven.

Për takimin që do të luhet prej orës 21:00, koefiçientët kanë nxjerë në pah se rrogozhinasit do ta kenë “malore” këtë sfidë. Nëse i referohemi mundësisë që Egnatia të dalë me fitore, ka kuotën 3.70, ndërsa barazimi “hipotetik” 3.50.

Ekipi slloven është dukshëm më i avantazhuar në fushë dhe këtë e tregon dhe kuota 1.80 që ka zbritur nga 2.40 sa ishte në fillim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat