Kjo i ndodhi Ferizajt, e prezanton futbollistin më 8 korrik, ndajnë rrugët pas dy javësh

Futboll

Kjo i ndodhi Ferizajt, e prezanton futbollistin më 8 korrik, ndajnë rrugët pas dy javësh

Nga: K.Goca Më: 22 korrik 2026 Në ora: 16:38
Ermal Veliqi

Futbolli i Kosovës është nëna e ndodhive!

Padyshim është edhe futbollisti Ermal Veliqi i cili u prezantua si përforcim i ri i Ferizajt pikërisht më 8 korrik.

Shih habinë, pas 2 jave, sot më 22 korrik, njoftohet për ndarjen e rrugëve me futbollistin!

“FC Ferizaj njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Ermal Veliqi.

Lojtari, për arsye familjare, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës, kërkesë të cilën klubi ynë e ka mirëkuptuar dhe pranuar.

Ermal Veliqit i urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, ka njoftuar FC Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat