Klopp planifikon stafin e Gjermanisë, i bashkohet ish-lojtari i Dortmundit

Futboll

Klopp planifikon stafin e Gjermanisë, i bashkohet ish-lojtari i Dortmundit

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 16:59
Jurgen Klopp

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar si përzgjedhës i ri i Gjermanisë, Jurgen Klopp raportohet se tashmë ka vendosur për disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Sipas mediave gjermane, Klopp pritet të ketë tre ndihmës.

Krahas emrave të njohur, Peter “Piet” Krawietz dhe Pepijn Lijnders, në stafin e tij pritet të jetë edhe Sven Bender.

Krawietz ka bashkëpunuar me Kloppin gjatë kohës kur ai drejtonte Mainz-in, ndërsa Lijnders ishte ndihmës i tij gjatë periudhës te Liverpooli.

Bender, ish-futbollist i Borussia Dortmundit, ka mbyllur bashkëpunimin dyvjeçar me SpVgg Unterhaching dhe aktualisht është pa angazhment, duke qenë i gatshëm për një aventurë të re.

37-vjeçari ka përvojë edhe në rolin e ndihmësit, pasi më herët ka qenë pjesë e stafit të Edin Terzićit dhe Nuri Şahinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat