Egnatia po shkruan historinë në Europë

Futboll

Egnatia po shkruan historinë në Europë

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Egnatia po shkruan historinë në Europë.

Sot do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë në Ligën e Kampioneve, pikërisht përballë Çeljes.

Ndeshja do të nisë në orën 21:00. Stadiumi “Arena Egnatia” do të përjetojë të tjera emocione, pas fitores 6 me 1 ndaj Petrokubit në turin e parë.

Trajneri Nevil Dede ka ndarë mendjen për formacionet zyrtare.

Kapiteni Albano Aleksi është surprizuar pasi do të jetë në stol. “Panorama Sport” ndërkohë ka raportuar ekskluzivisht se Aleksi është drejt largimit.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Bakajoko

Trajner: Nevil Dede

ÇELJE: Leban; Koutris, Hrka, Vukliseviç, Diounkou, Kvesiç, Daniel, Seslar, Dukuly, Kucys, Avdyli

Trajner: Vitor Kampelos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat