Ballkani i Therandës ishte afër që të kthehet me rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikimeve në Conference League.
Skuadra nga Theranda pësoi humbje në finish, me rezultat 2:1 nga Bohemians.
Bohemians – Ballkani 2:1
Stadiumi "Dalymount Park", Dublin.
Gjyqtar: Semler (Austria).
Shënues: James-Taylor (76’), Tierney (90’) – Domgjoni (29’ – nga penalltia).
Kartona të verdhë: Shabanaxhoviq, Vokrri e Halili.
Bohemians: Walters, Power, Hickey (Byrne 77’), Todd, Flores, Strods (Vaughan 59’), Devoy, Diallo (Rooney 77’), McDonnell (James-Taylor 59’), Tierney dhe Whelan.
Ballkani: Golluboviq, Vokrri, Batarelo, Halili, Dosso, Kuc (Diene 84’), Shabanaxhoviq (Jashanica 84’), Ismajlgeci (Deliu 59’), Giovanni (Klinaku 87’), Serebe dhe Domgjoni (Letaj 84’).
Skuadra nga Dublini ka marrë rezultat të mirë për sfidën e kthimit në konak të Ballkanit.
Toni Domgjoni shënoi nga penalltia në minutën e 29-të, 0:1.
Skuadra nga Irlanda këndellet në finish duke e përmbysur rezultatin.
Zëvendësuesi James - Taylor barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 76-të.
James – Taylor ka asistuar në minutën e 90-të, ndërsa Tierney realizoi për fitoren 2:1.
Të enjten e ardhshme luan para tifozëve të vet në ndeshjen kthyese që nis në orën 20:00.