Dinamos i ndodh e papritura në Slloveni

Futboll

Dinamos i ndodh e papritura në Slloveni

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 11:32
Ilir Daja

Sllovenët e Aluminij dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues në Conference League.

Sfida që do të zhvillohet në Slloveni, nis në orën 20:00.

Por diçka i ka munguar kësaj prag-ndeshje evropiane, konferenca e trajnerit dinamovit Ilir Daja.

Ky i fundit nuk ka dalë të flasë para mediave, pasi gazetarët sllovenë kanë marrë vendimin drastik, për të mos qenë të pranishëm në sallë.

Në këto kushte, Ilir Daja nuk e ka kryer konferencën para mediave.

Kujtojmë se ekipi i Dajës vjen në këtë fazë pas fitores spektakolare me shifrat 1-4 përballë Astanës në transfertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat