Debutim ëndrrash për Griiezmannin

Futboll

Debutim ëndrrash për Griiezmannin

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 12:23
Antoine Griezmann

MLS ka rinisur pas një ndërprerjeje dy-mujore për Kupën e Botës 2026, dhe rikthimi në aksion ka përfshirë debutimet e disa prej emrave më të mëdhenj që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara në javët e fundit.Antoine Griezmann vodhi shfaqjen, duke qenë ylli kryesor në fitoren shkatërruese 4-0 të Orlando Siti kundër San Jose Earthquakes.

Sulmuesi francez, i cili mbërriti si transferim i lire nga Atletiko Madrid e nisi ndeshjen si titullar dhe debutoi me gol.

Në minutën e 48-të, duke marrë topin në zonë, ai kaloi një kundërshtar dhe e mposhti portierin me një gjuajtje të saktë me të majtën duke kontribuar në fitoren e ekipit nga Florida.

Robert Levandovski debutoi për Çikago Fire duke qëndruar në fushë për një orë në humbjen 3-2 ndaj Inter Majemi, duke mos mundur të gjente rrjetën. Vendasit, të privuar nga Lionel Mesi, siguruan fitoren falë një dygolëshi nga Luis Suarez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat