Uka e Nafiu trimat e fitores, Malisheva kthen kokulur skuadrën e njohur skoceze

Futboll

Uka e Nafiu trimat e fitores, Malisheva kthen kokulur skuadrën e njohur skoceze

Nga: K.Goca Më: 23 korrik 2026 Në ora: 18:22
Malisheva

Malisheva ka arritur fitore të madhe në përballjen me skuadrën e njohur skoceze, Hibernian, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikimeve në Conference League.

Malisheva – Hibernian 2:0

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shwneu: Uka (21’), Nafiu (90’)..
Kartona të verdhë: O'Hora, Abdulai.
Malisheva: Avdyli, Shani (Murati 82’), Kryeziu, Skovgaard, Veliu, Isgandarli (Pira 72’), Xhylani (Nafiu 71’), Vitija (Luma 86’), Ferati, Ibishi (Bajraktari (90+2’) dhe Uka.
Hibernian: Sallinger, Passlack, O'Hora, Hanley, Iredale (Mayor 46’), Chaiwa, Mulligan (Abdulai 81’), Obita, Boyle (Klidje 68’), Lowe dhe Elding (Newell 68’).

Futbollistët Kreshnik Uka e Valmir Nafiu, janë trima të fitores së Malishevës. 

Ndeshja u luajt në stadiumin "Fadil Vokrri" në  Prishtinë .

Në minutën e 21-të Veliu asistoi për mrekulli, ndërsa Uka me mjeshtri realizoi për 1:0.

Në minutën e 90-të, Uka asiston si me dorë deri të Nafiu, i cili del ballë përballë me portierin dhe me gjakftohtësi shënoi në këndin e epërm, 2:0.

Malisheva ka një epërsi të madhe për ndeshjen e kthiimit në Skoci.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat