Thiago Almada pranë largimit nga Atletico Madridi

Futboll

Thiago Almada pranë largimit nga Atletico Madridi

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 20:05
Thiago Almada

Thiago Almada është pranë largimit nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas gazetës AS, Flamengo ka nisur bisedime të avancuara për transferimin e Almadës, ndërsa Atletico kërkon 27 milionë euro për kartonin e tij.

Klubi brazilian tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me lojtarin, pasi Atletico i ka dhënë leje të negociojë me përfaqësuesit e tij, shkruan Goal.

Atletico e transferoi Almadën një vit më parë, pas një sezoni të shkëlqyer te Lyoni, duke paguar 20 milionë euro për 50% të të drejtave të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat