Kante: Nuk donte të luante për Francën

Futboll

Kante: Nuk donte të luante për Francën

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 20:48
N’Golo Kante

N’Golo Kante nuk luajti për asnjë minutë në Kupën e Botës 2026.

Shumë tifozë francezë dhe jo vetëm mbetën të zhgënjyer nga Didier Deschamps që nuk i dha asnjë minutë lojë mesfushorit, për të cilin sipas të gjitha gjasave ishte Botërori i fundit.

Ndërkohë, ish-shoku i tij i skuadrës te Leicester, sulmuesi anglez zbuloi se mesfushori fillimisht donte të përfaqësonte atdheun e babait të tij, Malin dhe jo Francën.

“N’Golo Kanté donte të luante për Malin, jo për Francën, si një homazh për rrënjët e babait të tij. Në stërvitje te Leicester i thoshim vazhdimisht: ‘

Çfarë dreqin po bën, çfarë po mendon? Te Franca ke mundësi të fitosh Kupën e Botës. Shko bashkohu me Francën!”, zbulon Vardie.

Me 69 ndeshje të luajtura dhe dy trofe të rëndësishëm, mesfushori 35-vjeçar e ka gdhendur emrin e tij në historinë e “Gjelave”: nënkampion i Euro 2016, kampion i Kupës së Botës 2018 dhe fitues i Ligës së Kombeve 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat