Bylis perfekt në miqësore, ballshiotët luajnë “poker” përballë Apolonisë

Futboll

Bylis perfekt në miqësore, ballshiotët luajnë “poker” përballë Apolonisë

Më: 24 korrik 2026 Në ora: 13:11
Bylis - Apolonia

Bylis perfekt në miqësore, ballshiotët luajnë “poker” përballë Apolonisë!

Pas rënies nga “Abissnet Superiore”, Bylis po rimëkëmbet, teksa ka nisur përgatitjet për sezonin e ri ku do të militojë në Kategorinë e Parë. Së fundmi, ballshiotët kanë luajtur edhe një ndeshje miqësore.

Byliss ka fituar përballë Apolonisë, një sfidë miqësore të cilën e ka dominuar nga fillimi e deri në fund. Dueli përballë fierakëve, ka përfunduar me shifrat 4-1 në favor të “bardhekuqve”.

Golat për Bylisin u shënuan nga Walisson, Riruai, Hodo dhe Adeduro.

Një sinjal pozitiv ky për ballshiotët, të cilët e nisin fazën përgatitore me një fitore “poker”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat