Julian Ahmataj “çon peshë” tifozët

Futboll

Julian Ahmataj “çon peshë” tifozët

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 11:31
Julian Ahmataj

Pas emërimit të Julian Ahmatajt si trajner, Skënderbeu i elitës po merr formë. Të dielën, korçarët do të përballen me Partizanin në stadiumin e Pogradecit, ndërsa ka folur edhe vetë tekniku u “bardhekuqve”, Ahmataj.

“Formimi i grupit po konkretizohet tashmë dhe patjetër që po hedhim bazat për një sezon të shëndetshëm.

Kjo periudha e parë është shumë e rëndësishme.

Uroj që mos kemi dëmtime këtë periudhë sepse lojtarët nuk vijnë të gjithë në formën e tyre më të mirë.

T’i sjellim gradualisht në formën e tyre më të mirë që t’i marrim maksimumin përgjatë sezonit.

Presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë, pjesa tjetër pothuajse ka ardhur dhe është pjesë e organikës. Për ne nuk ka miqësore, ka filluar një garë kampionati dhe patjetër që do të japim maksimumin”, tha Ahmataj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat