Manchester City i “hesht” të gjithë dhe rinovon me futbollistin

Futboll

Manchester City i “hesht” të gjithë dhe rinovon me futbollistin

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 13:07
Abdukodir Khusanov

Abdukodir Khusanov do të vazhdojë që të jetë pjesë e Manchester City-t.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar dhe klubi i Premier League angleze, kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre.

Kështu uzbeku ka firmosur kontratën e re, e cila e mban të lidhur me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2031.

Atij i është premtuar që do të jetë pikë kyçe e ekipit, në projektin e ri me trajnerin Enzo Maresca.

Kujtojmë se Khusanov u bashkua me City-n në janar të vitit 2025. Asokohe, klubi anglez shpenzoi 40 milionë euro për mbrojtësin që deri atëherë ishte “anonim”, por u kthye në yll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat