Debutim pozitiv për trajnerin Klafuriç

Futboll

Debutim pozitiv për trajnerin Klafuriç

Më: 25 korrik 2026 Në ora: 19:12
Çorum - Tirana

Tirana ka barazuar përballë Çorum, në një ndeshje miqësore në kuadër të fazës përgatitore.

Sfida e zhvilluar në Turqi nuk prodhoi gola, duke përfunduar me shifrat e pastra 0-0.

Përpjekje kishte në dy krahët, por as ekipi i Superligës turke dhe as “bardheblutë” nuk ia dolën që të tundnin rrjetën. Megjithatë, duke pasur parasysh kundërshtarin, ky mund të cilësohet rezultat pozitiv për Tiranën.

Kështu trajneri debutues Dean Klafuriç, e nis me një barazim përballë një ekipi delikat. Kujtojmë se Tirana ndodhet prej disa ditësh në Turqi, aty ku po përgatitet për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat