Kuqezinjtë “hedhin grepat” për futbollistin e Barcelonës

Futboll

Kuqezinjtë “hedhin grepat” për futbollistin e Barcelonës

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 12:35
Martin

Milani duket se është futur fuqishëm në merkato.

Sipas raportimeve të “El Nacional”, kuqezinjtë vazhdojnë të ndjekin me interes mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Martin.

Futbollisti 24-vjeçar vlerësohet për aftësinë e tij për të luajtur në disa pozicione të mbrojtjes.

Përveç kuqezinjve, edhe Çelsi po monitoron nga afër situatën e tij.

Martin ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2028. Drejtuesit katalanas nuk pritet ta lënë të largohet lehtë, pasi e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të projektit. Gara për firmën e tij pritet të jetë e fortë nëse hapet mundësia për një transferim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat