Jasir Asani përballet me një “çmenduri” pas vendimit të fundit

Futboll

Jasir Asani përballet me një “çmenduri” pas vendimit të fundit

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 20:24
Jasir Asani

Jasir Asani konfirmoi sot rikthimin tek Esteghalr.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare publikoi një mesazh përmes rrjeteve sociale.

Kaq ka mjaftuar që mijëra tifozë të Esteghlal të shpërthenin me komente. Rreth 17 mijë e 700 komente janë regjistrua vetëm te postimi në fjalë.

Esteghlal gëzon shumë mbështetje në Iran. Tifozët nuk e kishin pritur mirë lajmin për largimin e Asanit, ndërsa ky i fundit u kthye pasi situata u rregullua.

Sulmuesi shqiptar ka edhe një vit të mbetur kontratë. Nga edicioni i kaluar ka kujtimin e 13 golave dhe 4 asistimeve, para se kampionati të ndërpritej në muajin shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat