PSG zyrtarizon vendimin drastik: Kërkesat ishin të ekzagjëruara

Futboll

PSG zyrtarizon vendimin drastik: Kërkesat ishin të ekzagjëruara

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 22:32
PSG

Yan Diomande pritet të jetë lojtari më i ri i Real Madrid. PSG ka konfirmuar në një komunikim me “Sky Sport” se është tërhequr nga gara.

Më shumë se Lajpcig, duket më tepër një tension i krijuar nga menaxherët dhe që sollën këtë vendim të PSG.

“PSG tërhoqi zyrtarisht interesimin për Yan Diomanden dhe të gjitha ofertat këtë mbrëmje. Shuma e kërkuar për transferimin dhe kërkesat për pagën ishin krejtësisht joproporcionale dhe të ekzagjeruara.

PSG nuk do të heqë dorë nga parimet e saj për një menaxhim racional financiar dhe për ruajtjen e një strukture të balancuar të skuadrës”, thuhet nga PSG.

Reali raportohet se do e afrojë për një shumë rreth 120 milionë euro. 19-vjeçari është nga Bregu i Fildishtë dhe shpërtheu në edicionin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat