Para 43 viteve, ishte dasmë futbolli në kryeqytetin e Kosovës.
Prishtina vlonte nga atmosfera, çdo njëri pyeste për sfidën e madhe të Prishtinës së kapitenit Ramadan Cimili ndaj Partizanit të Beogradit.
Fadil Muriqi, një parashikues që i la të gjithë të habitur, para ndeshjes kishte parashikuar se Prishtina do të fitonte me rezultat 2:1.
Parashikimi i tij u bë realitet më 21 gusht 1983, kur Prishtina triumfoi pikërisht me rezultatin 2:1.
Ky rast mbeti gjatë në kujtesën e tifozëve si një nga parashikimet më të sakta dhe më të përfolura të asaj kohe.
“Në një atmosferë braziliane para 35 mijë spektatorëve, Prishtina mundi kampiinin shtetëtor Partizanin.
Lumi i spektatorëve vërshoi dyert e stadiumit bukurosh të Prishtinës që nga ora 12, kurse dyert e tempullit të futbollit u hapën një orë para se është planifikuar, pikërisht në 12.30, për të zënë kështu mbi 35.000 spektatorë, dashamirë besnikë të ngjarjes më të rëndësishme të dorës së dytë në botë, nga anembanë krahina dhe më gjerë”, kanë shkruar mes të tjerash më 22 gusht të vitit 1983, gazetarët Abaz Dula, Burim Hatipi e Muharrem Bulliqi.
Sipas gazetës “Rilindja” të datës 22 gusht të vitit 1983, “Në minutën e 53-të, mysafirët mbesin me 10 lojtarë.
Futbollisti më i spikatur i Partizanit, Xhevat Prekazi humbi nervat për shkak se ishte vazhdimisht në “shënjestrën” e Shengylit, dhe me bërryl e qëlloi mbrojtësin e Prishtinës në fytyrë. Referi ishte afër dhe s'u hamend fare kur e përjashtoi Prekazin”.
Prishtina – Partizani 2:1
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Golashënues: Mance (minuta e 15-të) 0:1, Batroviqi (33) – 1:1 dhe Vokrri (55) – 2:1.
Referuan: Slobodan Martinoviqi i Titogradit (kryesor), Mladen Stojanoviqi i Titogradit dhe Trajçe Maksoski i Prilepit (anësorë).
Me karton të kuq u ndëshkua Prekazi (Partizani), kurse me të verdhin Batroviqi (Prishtina).
Moti dhe terreni idealë për lojë.
Shikues mbi 35.000.
Prishtina: Sllobodan Shuiça 7, Skënder Shengyli 8 (Lubisha Trajkoviqi), Shefqet Sinani 8, kapiteni Ramadan Cimili 8, Petre Gruevski 8, Favzi Rama 8, Edmond Rugova 7, Fadil Muriqi 7, Fadil Vokrri 8, Agim Cana 7 (Faruk Domi) dhe Zoran Batroviqi 8.
Partizani: Stojiq 7, Radoviqi 7, Rojeviqi 6 (Varga), Dimitrijeviqi 7 (Mashiqi 6), Jeshiqi 7, Radanoviqi 7, Smajiq 8, Zhivkoviq 5, Mance 7 dhe Xhevat Prekazi 7.Sipas gazetës “Rilindja” të datës 22 gusht të vitit 1983,
“Në minutën e 53-të, mysafirët mbesin me 10 lojtarë. Futbollisti më i spikatur i Partizanit, Xhevat Prekazi humbi nervat për shkak se ishte vazhdimisht në “shënjestrën” e Shengylit, dhe me bërryl e qëlloi mbrojtësin e Prishtinës në fytyrë. Referi ishte afër dhe s'u hamend fare kur e përjashtoi Prekazin”.
Xhevat Prekazi nuk u prononcua pas ndeshjes,
Skuadra nga Beogradi e pranoi humbjen, drejtuesit e të cilët kishin thënë se fitorja e Prishtinës është e merituar.