Mbappe nuk do të trajtohet më nga stafi mjeksorë i Madridit

Futboll

Mbappe nuk do të trajtohet më nga stafi mjeksorë i Madridit

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 14:57
Mbappe

Kylian Mbappé ka telefonuar direkt Florentino Pérezin për t'i thënë se nuk dëshiron më të trajtohet nga mjekët e Real Madridit.

Sipas L'Équipe, ylli francez ka hedhur poshtë zërat se i është skanuar gjuri i gabuar, por ka kërkuar që rikuperimin ta vazhdojë vetëm me Christophe Baudot, mjekun e tij nga koha te PSG.

Besimi mes stafit mjekësor dhe skuadrës është prishur prej disa vitesh.

Problemi nuk është vetëm te Mbappé.

Më 3 dhjetor, pas fitores 3-0 ndaj Athletic Club, edhe Eduardo Camavinga u ekzaminua në këmbën e gabuar.

Mjekët kontrolluan kyçin e djathtë edhe pse lëndimi ishte në të majtën, dhe e shpallën të gatshëm. Si pasojë ai mungoi disa javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat