Drita synon fitore, publikohen formacionet e ndeshjes me Florianan

Futboll

Drita synon fitore, publikohen formacionet e ndeshjes me Florianan

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 19:27
FC Drita

Drita synon fitore, publikohen formacionet e ndeshjes me Florianan!

 Drita do të zbresë sonte në fushë për ndeshjen e kthimit ndaj Florianas së Maltës, me synimin për të siguruar kualifikimin në fazën e play-offit të UEFA Conference League.

Takimi i parë ndërmjet dy skuadrave, i zhvilluar në Maltë, përfundoi me rezultat 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.Kampionia e Kosovës do të kërkojë fitore para tifozëve të saj për të vazhduar rrugëtimin në garat evropiane.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të nisë në orën 20:00.

Formacionet zyrtare:

Drita: 1 F. Maloku – 2 (c) B. Krasniqi, 55 H. Salihu, 32 P. Boci, 3 B. Sheji – 8 V. Limaj, 77 K. Abazaj, 14 A. Dabiqaj – 10 L. Balaj, 19 B. Krasniqi, 7 L. Jashari

Floriana: 9 K. Dervišević, 22 T. Gudelj, 28 P. Mbong – 12 (c) D. Vella, 10 F. Varela, 14 A. Kurtalić – 3 M. Beerman, 4 Kouao, 8 A. Drina, 17 O. Spiteri – 23 G. Cioletti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat