Tirana mposhtet me përmbysje në Turqi

Futboll

Tirana mposhtet me përmbysje në Turqi

Më: 31 korrik 2026 Në ora: 23:36
Pamje nga ndeshja

Tirana zhvilloi miqësoren e radhës përballë ekipit turk Mardin 1969 Spor.

Përballja përfundoi me fitoren e klubit të kategorisë së dytë turke me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me avantazhin e bardhebluve të drejtuar nga trajneri Dean Klafuric.

Golit të vetëm për kryeqytetasit i vendosi firmën sulmuesi Tomislav Kis, i cili u afrua në skuadër gjatë kësaj merkatoje. Megjithatë, futbollistët e Mardin Spor arritën të reagonin gjatë pjesës së dytë.

Barazimi i shifrave erdhi në minutën e 71-të me anë të Baba Alhassan. Përmbysja e rezultatit u vulos nga Enes Erol kur luhej minuta e 80-të e takimit.

Kujtojmë se Tirana ndodhet në Turqi për fazën përgatitore, ku më parë barazoi 0-0 në miqësoren ndaj Çorum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat