Talenti egjiptian shënon golin e parë me Barcelonën!
Një nga talentët më premtues në futboll, Hamza Abdulkarim ka shënuar golin e parë me fanellën e Barcelonës.
18-vjeçari egjiptian gjeti golin në ndeshjen miqësore ndaj Birmingham.
Hamza mori përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë.