15 gola në 5 ndeshj

Futboll

15 gola në 5 ndeshj

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 11:07
Conference League, logoja e Dinamos dhe Ilir Daja

Ndeshja Auda – Dinamo është planifikuar të zhvillohet më datën 4 gusht, raundi i 3-të në Conference League. Sfida e parë do të mbahet në Riga të Letonisë, teksa statistikat nuk “garantojnë” asgjë.

Edhe pse ekipi i drejtuar nga Ilir Daja po zhvillon rrugëtim fantastik në këto eliminatore, Auda “tremb” jo pak. Shembulli më i “freskët” ishte eliminimi që ata i shkaktuan Steauas së Bukureshtit, madje duke i mposhtur në të dyja ndeshjet.

Në 4 sfida të zhvilluar, konkretisht me sistem vajtje-ardhje kundër Astanës dhe Aluminij, “blutë” e Dajës grumbullojnë 8 gola, mesatarisht 2 finalizme për ndeshje, statistikë që bind. Por rivali nga Letonia e ka “marshin” disi më lart, 7 gola të shënuar në vetëm 2 ndeshje, e përkthyer me 3.5 për takim.

Detaj interesant në favor të dinamovitëve, është se nga 8 konkretizime në këtë edicion, 2 vijnë nga mbrojtja (Dita dhe Përndrecaj), "artileri" shtesë në konkretizimin e rasteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat