Sterling i ofrohet një klubi brazilian!

Futboll

Sterling i ofrohet një klubi brazilian!

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 11:47
Sterling

Sterling i ofrohet një klubi brazilian!

Sulmuesi anglez Raheem Sterling, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për Manchester City, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea, i është ofruar klubit brazilian CR Vasco da Gama.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Vasco da Gamës kanë marrë mundësinë për të shqyrtuar transferimin e 31-vjeçarit, i cili po kërkon një destinacion të ri për të vazhduar karrierën.

Për momentin nuk ka bisedime të avancuara apo marrëveshje mes palëve, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi brazilian do të vendosë të ndërmarrë hapa konkretë për afrimin e Sterlingut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat