Struga Trim Lum fiton ndaj Ohrit

Futboll

Struga Trim Lum fiton ndaj Ohrit

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2026 Në ora: 23:47
Struga Trim Lum

Futbollistët e Struga Trim Lum dhe Ohër Lihnidos e shfrytëzuan pauzën në kampionatin maqedonas për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Skuadra strugane, që garon në Ligën e Parë, arriti fitore me rezultatin 3:1.

Golat për Struga Trim Lum i shënuan Diakite, Maleski dhe Nuhija.

Për ekipin e Strugës, kjo fitore shërben si një parapërgatitje e mirë para ndeshjes së javës së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ku do të përballet me Shkupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat