Sulmuesi “djeg” miliona euro për Barcelonën

Futboll

Sulmuesi “djeg” miliona euro për Barcelonën

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 15:59
Vlahovic, Yildiz dhe McKennie

Situata e sulmuesit serb, Vlahoviq po bëhet gjithmonë e më e çuditshme.

Teksa më shumë se një muaj pa ekip, pasi i skadoi kontrata me Juventusin dhe palët i dhanë fund bashkëpunimit, 26-vjeçari ende është në “monitorim”.

Nga Spanja, konkretisht “Sport”, bëhet e ditur se Vlahovic ka refuzuar ofertën 8 milionë euro pagë dhe dy vite kontratë te Besiktas. Kjo qasje “mbart” një obsesion te madh për serbin, kalimin te Barcelona.

Deri në këtë pikë, kampionët e La Liga-s nuk kanë ndërmarrë hapa konkret dhe nuk dihet nëse do ketë lëvizje.

Duhet thënë se “pyka” ballkanase erdhi me bujë të madhe te Juventusi nga Fiorentina, por që nuk i përmbushi kurrë pritshmëritë, i blerë për 85 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat