Diomande – Real Madrid, detajet e fundit nga Spanja

Futboll

Diomande – Real Madrid, detajet e fundit nga Spanja

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 16:40
Diomande

Transferimi i Yan Diomande te Real Madridi vazhdon të mbetet i bllokuar, pasi RB Leipzig ende nuk i është përgjigjur ofertës së klubit spanjoll.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, pavarësisht kontakteve të vazhdueshme mes palëve, ende nuk ka asnjë marrëveshje për kalimin e talentit nga Bregu i Fildishtë në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi mbetet i interesuar për ta transferuar Diomanden, por drejtuesit e Leipzigut vazhdojnë të mos japin një përgjigje për ofertën e paraqitur nga “Los Blancos”.

Negociatat janë ende në zhvillim, ndërsa mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat