Qendërmbrojtësi “braktis” Partizanin dhe i bashkohet rivalit në Superiore!
Mateo Çipi ka vendosur të largohet nga ekipi i Partizanit.
“Newsport”, mëson se qendërmbrojtësi 22-vjeçar është drejt kalimit te Laçit me "formulë" huazimi , rival në Superiore.
Edhe pse është shumë i ri në moshë, lojtari defensiv ka luajtur me disa klube, jo vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Përmendim Sassuolo U18, NK Triglav, ND Bilje, apo Ternana U19. Kalimi i Çipit te kurbinasit, do i mundësojë më shumë minutazh, sikurse edhe rol më të rëndësishëm në ekip.