Galatasaray ende shpreson në transferimin e Leaos

Futboll

Galatasaray ende shpreson në transferimin e Leaos

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 16:35
Leao

 E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, mes raportimeve kontradiktore për të ardhmen e sulmuesit portugez te Milani.

Sipas raportimeve të fundit, gjasat që Leao të qëndrojë te Milani janë rritur, ndërsa vetë lojtari dëshiron të bindë trajnerin Ruben Amorim se e meriton një vend në skuadër.

Megjithatë, MilanNews raporton se asnjë klub i elitës evropiane nuk ka bërë lëvizje konkrete për ish-futbollistin e Lille.

Deri më tani, interesimi i vetëm ka ardhur nga dy gjigantët turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe.

Galatasaray duket se është klubi më i vendosur për të transferuar Leaon. Kampioni i Turqisë ka edhe një avantazh, pasi sulmuesi Victor Osimhen është mik i portugezit dhe mund ta bindë atë që t’i bashkohet të Galatasray.

Nga ana tjetër, edhe Fenerbahçe mbetet në garë, pavarësisht spekulimeve se klubi mund të zhvendosë fokusin te Ismaila Sarr i Crystal Palace.

Deri në këtë fazë, Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për Leaon.

Klubi kuqezi është i gatshëm ta shesë vetëm përfundimisht dhe kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e reprezentuesit portugez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat