Nevil Dede flet para duelit me Shamrock

Futboll

Nevil Dede flet para duelit me Shamrock

Më: 4 gusht 2026 Në ora: 17:01
Nevil Dede

Egnatia do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e parë përballë Shamrock Rovers, në kuadër të turit të tretë të UEFA Europa League. Kjo sfidë do të zhvillohet në Dublin dhe do të nisë prej orës 21:00.

Pak orë para këtij dueli të rëndësishëm ka folur trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede.

“Deri në këtë moment, kushtet janë perfekte.

Organizimi i klubit meriton komplimente të gjithë. Gjendja e ekipit është e mirë, lojtarët gëzojnë një pozitivitet të madh si nga ana psikologjike por edhe nga ana fizike, grupi është i plotë.

Përveç Bakayokos që dihet mungesa e madhe e tij. Por kemi forcën dhe djemtë e kuptojnë rëndësinë dhe momentin historik që sot ne luajmë.

Dimë që Shamrocku është një ekip që stilin e ka në futbollin britanik, duan të shfrytëzojnë sidomos faktorin fushë dhe një nga elementët kryesorë apo gjëja më kryesore që skuadrës i kemi transmetuar është që atyre nuk duhet t’i ushqejmë entuziasmin e tifozëve në stadiumin e tyre. Duhet të mbajmë një ndeshje nën kontroll që entuziasmi i tyre të bie dhe pastaj ne të komandojmë dinamikat dhe situatat gjatë lojës”, u shpreh Dede.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat