Interi ka refuzuar 40 milionë euro për Aleksandar Stankoviç.
Oferta ishte pikërisht nga Brentford në Premier Ligë.
Pengesë për shitjen e Stankoviç është bërë trajneri Kivu.
Ky i fundit ka besim që 21-vjeçari do të japë kontribut të rëndësishëm te kampionët.
Interit i kushtoi 23 milionë euro që ta rikthente nga Klub Bryzh.
Ndaj mbetet për t’u parë si do shkojë kjo eksperiencë në Seria A.
Objektiv për zikaltërit është mbrojtja e titullit kampion.