Kosova U-18 e luan ndeshjen e tretë në Evropianin në Gjeorgji

Futboll

Kosova U-18 e luan ndeshjen e tretë në Evropianin në Gjeorgji

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 13:51
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e tretë në “Men’s 18 EHF Championship II” në Telavi të Gjeorgjisë. 

Djemtë tanë u përballën me Belgjikën, ndërsa pësuan me rezultatin 38:31.

Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në të dytën belgët e rinj shfaqën më shumë. 

Eltijon Hoxha u dallua te Kosova me 11 gola.

Shtatë i realizoi Eris Beqiri, ndërsa pesë i kishte Lorik Kelmendi.

Të enjten Kombëtarja U18 e Kosovës përballet me Gjeorgjinë nga ora 16:15..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat