Modriç mirëpret Gonçalo Ramosin te Milani

Futboll

Modriç mirëpret Gonçalo Ramosin te Milani

Më: 5 gusht 2026 Në ora: 22:46
Modriç e Ramos

Mesfushori kroat Luka Modriç ka vlerësuar transferimin e Gonçalo Ramosit, duke shprehur besimin se sulmuesi portugez do të ketë sukses në aventurën e tij të re.

“Më pëlqente te PSG dhe është një sulmues i shkëlqyer.

Shpresoj që ta vazhdojë momentumin pozitiv”, u shpreh Modriç .

Veterani kroat kujtoi edhe një episod të hidhur që lidhet me Ramosin, duke e komentuar me humor.

“Së fundmi pata një përvojë jo të mirë me të, pasi ai shënoi golin që eliminoi Kroacinë nga Kupa e Botës”, tha Modriç me një buzëqeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat