UEFA përcakton arbitrat për sfidën e kthimit ndaj Audas në “Elbasan Arena”

Futboll

UEFA përcakton arbitrat për sfidën e kthimit ndaj Audas në “Elbasan Arena”

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 17:37
Foto ilustrrim

Dinamo do të tentojë gjithçka për gjithçka në sfidën e kthimit përballë Audas, ndeshje që do të luhet në “Elbasan Arena” më 13 gusht e që do të nisë prej orës 21:00.

Edhe pse në transfertën Letoneze u mposhtën minimalisht 1-0, dera e kualifikimit për në fazën e “play off” është ende e hapur.

Për këtë përballje, UEFA ka përcaktuar dhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në fushë në këtë sfidë.

Kryesor është emëruar Christos Vergetis, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Andreas Fotopoulos dhe Konstantinos Staikos.

Arbitër i katërt është caktuar Dimitrios Moschou, ndërsa në sistemin VAR Athanasios Tzilos. Në AVAR do të jetë, Konstantinos Poulikidis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat