Berat Gjimshiti do të prezantohet si lojtari i ri i Al Diriah.
Akordi i plotë u arrit me Atalantën, ndërsa ka mbetur vetëm prezantimi zyrtar.
Atalanta përfiton rreth 3 milionë euro nga ky transferim.
Gjimshiti ndërkohë ka rënë dakord për kontratë 2-vjeçare.
Ishte vetë kapiteni i Kombëtares që kërkoi largimin.
Paga milionë euro që do përfitojë në Arabinë Saudite u bë faktor, ndërsa Gjimshitit i kishte mbetur vetëm një vit kontratë.
33-vjeçari firmoste për herë të parë me Atalantën në vitin 2016.
Nuk munguan huazimet, ndërsa në total me ekipin e Bergamos regjistroi 334 ndeshje.