Leon Parduzi tregon formën e tij, Kiel merr pikë

Futboll

Leon Parduzi tregon formën e tij, Kiel merr pikë

Nga: K.Goca Më: 8 gusht 2026 Në ora: 17:59
Leon Parduzi

Skuadra e Holstein Kiel ka marrë një pikë të madhe në udhëtim, duke luajtur baras me rezultat 2:2 me Darmstad-in, në takimin e javës së parë të Bundesliga II.

Futbollisti nga Kosova, Leon Parduzi, ka startuar nga minuta e parë për Holstein Kel.

19-vjecari ka treguar formë të lartë, duke ndihmuar skuadrën e tij në këtë pikë të madhe.

Parduzi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 62-të, ndërsa u zëvendësua në atë të 84-tën.

Sipas faqes së specializuar për statistika “Sofascore”, Parduzi u vlerësua me notën 7.2, ndërsa lojtar i ndeshjes është Guillermo Balzi i Kielit me notën 8.2.

Për Kiel-in shënuan Balzi (8') e Harres (52') dhe për vendasit Lee Ho-Jae (76') e Vukotiq (86').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat