Sulmuesi që nuk zgjodhi Shqipërinë feston kualifikimin në sekondat e fundit

Futboll

Sulmuesi që nuk zgjodhi Shqipërinë feston kualifikimin në sekondat e fundit

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 19:05
Roko Vata

Roko Vata ka lënë plotësisht pas dëmtimin horror që pësoi në fundin e muajit janar.

Sot u rikthye për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare me Uatford pas operacionit.

Vata u fut në fushë pikërisht në minutën e 77-të. Ishte zëvendësimi i fundit dhe rezultoi me fat.

Uatford shënoi në sekondat e fundit për të fituar 1 me 0 ndeshjen ndaj Kraulej. Sfida ishte e vlefshme për raundin e parë të “EFL Cup”.

Uatford kaloi më tej. Vata ndërkohë është gati për këtë sezon, ndërsa kujtojmë se zgjedhja e tij është përfaqësimi i Irlandës dhe jo Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat