Abrashi shënon në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Abrashi shënon në Kampionatin e Zvicrës

Nga: K.Goca Më: 8 gusht 2026 Në ora: 23:49
Amir Abrashi

Futbollisti nga Kosova, Amir Abrashi, ka shënuar në minutën e 12-të për rezultatin 0:1 pas asistimit të Samuel Krasniqit, por nuk i ka mjaftuar për rezultat pozitiv.

Kapiteni Amir Abrashi me Grasshoppersin, pësojnë humbje në udhëtim me rezultat 2:1 nga Servette, në takimin e javës së tretë të Kampionatit të Zvicrës.

“Pavarësisht se Amir Abrashi shënoi golin e tij të parë në Superligë që nga prilli i vitit 2015, Grasshoppers mbeten pa fitore pas ndeshjes së tyre të tretë në ligë”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.

Në minutën e 58-të Grasshoppers mbetet pa një futbollist, Imourane u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.

Abrashi shprehet kritikë pas ndeshjes: “Deri te kartoni i kuq, luajtëm një ndeshje shumë të mirë, por pas tij gjithçka u bë shumë e vështirë.

Në dhjetë minutat e para, çdo ndërhyrje dukej sikur meritonte një karton të verdhë; duhet të pyesësh veten nëse ato ishin vërtet kartonë të verdhë. Në këtë mënyrë rrezikon ta humbasësh kontrollin e ndeshjes.

Ne marrim një karton të verdhë për një simulim, ndërsa skuadra tjetër fiton një penallti. Atëherë kjo nuk është karton i verdhë. Janë vendime që dhembin”.

Krasniqi u paraqit tërë takimin, ndërsa Abrashi u zëvendësua në minutën e 56-të pas një lëndimi.

Mraz në minutën e 29-të dhe Lambourde në atë të 85-tën - shënuan për fitoren e Servettes.

Servette renditet në vend të tetë me 3 pikë dhe Grasshoppers në të dhjetin me 1 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat