Bernardo Silva flet pas debutimit të tij me Realin

Futboll

Bernardo Silva flet pas debutimit të tij me Realin

Më: 9 gusht 2026 Në ora: 09:15
Bernardo Silva

Mesfushori portugez, Bernardo Silva bëri dje debutimin e tij me Real Madridin.

Ai u aktivizua në miqësoren ndaj Ferencvarosit në Budapest, duke treguar klasin e tij në pjesën e dytë.

Pas ndeshjes, portugezi foli rreth kësaj çështje duke thënë se është shumë i lumtur me debutimin e tij me “Los Blancos”.

“Jam shumë i lumtur. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për t’u përgatitur për sezonin dhe personalisht, jam shumë i lumtur që kam debutuar me Real Madridin”, u shpreh Silva.

Reali, kujtojmë se arriti fitoren ndaj Ferencvarosit me rezultat 1-2 pas golave të Rivas dhe Espit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat