Goni rikthehet të Arsimi

Futboll

Goni rikthehet të Arsimi

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2026 Në ora: 11:31
Futbollisti Markel Goni

Skuadra shqiptare Arsimi nga Çegrani nuk po kalon formë të mirë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në dy ndeshjet e para po aq humbje duke u renditur në vendin e nëntë me 0 pikë. 

Futbollisti Markel Goni rikthehet të Arsimi.

“Një rikthim që na gëzon të gjithëve! 

Markel Goni rikthehet në shtëpi, aty ku gjysëmsezonin e dytë shkëlqeu me fanellën verdh e zi dhe la gjurmën e tij në skuadrën tonë.

Spanjolli përtej shumë ofertave vendosi të dëgjojë zemrën, andaj, sot rrugët tona bashkohen përsëri.

Të presim me të njëjtin pasion, të njëjtën energji dhe të njëjtën uri për sukses!”, ka njoftuar KF Arsimi.

Skuadra e Arsimit synon fitoren e parë në kuadër të javës së tretë, ku do të ndeshen me Bashkimin e Kumanovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat