Vendim i veçantë nga Egnatia

Futboll

Vendim i veçantë nga Egnatia

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 11:50
Pamje

Egnatia do të përballet të enjten në ndeshjen e kthimit me Shamrok Rovers për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.Kampionët e Shqipërisë i pret një përballje e vështirë duke qenë se humbën me shifrat 1-3 sfidën e parë dhe tani do të bëjnë maksimumin për kualifikimin.

Në prag të kësaj sfide, rrogozhinasit kanë organizuar një aktivitet të veçantë ku të ardhurat nga biletat e ndeshjes do të shkojnë për kopshtin e Rrogozhinës.

Njoftimi i klubit

EGNATIA PRANË FËMIJËVE DHE KOMUNITETIT! 

Më 10 gusht 2026, në Arena Egnatia, FK Egnatia dhe Fondacioni Egnatia zhvilluan një aktivitet të veçantë me vogëlushët e Rrogozhinës, në kuadër të angazhimit të përbashkët për komunitetin.

Fëmijët janë e ardhmja e qytetit tonë dhe për ne, të jesh pranë tyre është më shumë se një detyrë: është mision!

Por solidariteti ynë vazhdon.

Të ardhurat nga biletat e ndeshjes së së enjtes do t’i dedikohen përmirësimit të infrastrukturës së kopshtit të Rrogozhinës.

Ftojmë të gjithë tifozët dhe qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Sepse Egnatia nuk luan vetëm për trofe.
Egnatia luan edhe për qytetin e saj!

Bashkë për Egnatian! Bashkë për Rrogozhinën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat