Shtohet rivaliteti i Muriqit për formacionin

Futboll

Shtohet rivaliteti i Muriqit për formacionin

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 12:50
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku është praktikisht lojtar i Fenerbahçes.

Klubi turk ishte afruar ndjeshëm në marrëveshje me Napolin gjatë orëve të fundit dhe, sipas “Sky Sport”, palët kanë arritur marrëveshjen përfundimtare mëngjesin e sotëm.

Lukaku do të transferohet në Turqi përfundimisht për rreth 6 milionë euro, plus bonuse.

Sulmuesi belg do të largohet nga Napoli pas dy sezonesh me fanellën e kaltër, gjatë të cilave kontribuoi në fitimin e titullit kampion në sezonin 2024-2025.

“BigRom” duket se do të ketë rivalitet me Vedat Muriqin, “Piratin” kosovar te Fenerbahçe për një vend titullari, sepse të dy kanë karakteristikat e qendërsulmuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat