Karrierën e nisi në Angli, përfundon në Malishevë

Futboll

Karrierën e nisi në Angli, përfundon në Malishevë

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2026 Në ora: 14:22
Neziri - djathtas

Malisheva synon të jetë e kompletuar po ashtu edhe të shtojë konkurrencën në secilin repart.

Talenti që e nisi karrierën në futbollin anglez, ka përfunduar në Malishevë.

Enis Neziri sot i bashkohet nënkampionit të Kosovës.

 “Enis Neziri është lojtari më i ri që i bashkohet skuadrës sonë! 
18-vjeçari, i cili luan si sulmues krahu, vjen me një eksperiencë të veçantë nga futbolli anglez.

Enisi është zhvilluar në akademitë e Southampton, Chelsea dhe Fulham, ndërsa që nga viti 2016 ishte pjesë e Queens Park Rangers, ku vazhdoi rrugëtimin e tij deri te ekipet e grupmoshave të larta.

Tash, talenti i tij do të vihet në shërbim të FC Malisheva”, ka njoftuar FC Malisheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat