Lukaku në Fenerbahçe për 7 milionë euro, gati gjysmën e tyre do ta marrë dikush tjetër

Futboll

Lukaku në Fenerbahçe për 7 milionë euro, gati gjysmën e tyre do ta marrë dikush tjetër

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 14:25
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku është shumë pranë transferimit te Fenerbahçe.

Napoli, me dëshirën e presidentit Aurelio De Laurentiis, i ka ulur kërkesat fillestare dhe në fund e ka dhënë dritën jeshile për transferimin e sulmuesit belg në Turqi për rreth 7 milionë euro.

Megjithatë, nga kjo shumë duhet të zbriten 40 për qind, pasi në bazë të marrëveshjeve të mëparshme me Chelsean, klubi anglez ka të drejtë ta përfitojë pothuajse gjysmën e të ardhurave nga rishitja e lojtarit.

Përmes një llogaritjeje të thjeshtë, Napoli do t’ia transferojë Chelsea-t 2.8 milionë euro nga marrëveshja.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kjo shumë, në aspektin e bilancit financiar, nuk zbritet nga shuma e kartonit dhe për rrjedhojë nuk e krijon asnjë ndikim negativ në formën e një minusvalence.

Aktualisht, në bilancin e Napolit, Lukaku e ka një vlerë prej 6.1 milionë eurosh.

Për këtë arsye, pavarësisht shumës që do t’i paguhet Chelseat, klubi italian do ta regjistrojë një plusvalencë nga shitja e sulmuesit belg. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat