Dita e së vërtetës për skuadrat shqiptare në Europë

Futboll

Dita e së vërtetës për skuadrat shqiptare në Europë

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Skuadrat shqiptare kërkojnë kualifikimin në raundin tjetër të kompeticioneve europiane.Egnatia do të presë Shamrok Rovers në orën 21:00 në Rrogozhinë.

Ndeshja e parë u mbyll me rezultatin 1-3 për irlandezët dhe rrogozhinasit sot do të kërkojnë raundin tjetër të Ligës së Europës.

Ndërsa në Ligën e Konferencës, Dinamo do të presë letonezët e Audës.

Sfida e parë u mbyll me shifrat 0-1 për miqtë ndërsa blutë e Dajës duan me çdo kusht kualifikimin në fazën tjetër.

Dueli do të zhvillohet në orën 21:00 në “Elbasan Arena”.

Drita dhe Shkëndija do të luajnë në orën 20:00 kundër Tre Fiori dhe Hibernian. Kosovarët janë një hap turit tjetër falë fitores 4-1 në sfidën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat