La Shqipërinë për Hungarinë

Futboll

La Shqipërinë për Hungarinë

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 15:00
Debrecen

Leon Myrtaj luajti dje ndeshjen e parë në Europë, ndërsa ishte për t’u harruar. Debrecen i besoi vendin e titullarit, pikërisht në humbjen 5 me 1 që pasoi me eliminimin në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

18-vjeçari çuditërisht u aktivizua në krahun e djathtë të mbrojtjes. Vlerësimi 4,9 nga “Sofascore” ishte më i ulëti nga të gjithë lojtarët.

Myrtaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 57-të, ndërsa nuk u zëvendësua. Kujtojmë se futbollisti shqiptar vendosi këtë vit të ndryshonte kombësi, duke lënë Shqipërinë për Hungarinë.

Më pas erdhi edhe kalimi i tij nga akademia e Totenhem te Debreçen. Mbrëmja e djeshme në Danimarkë ishte plotësisht për t’u harruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat