Prishtina - Ballkani, sfida kryesore

Futboll

Prishtina - Ballkani, sfida kryesore

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 20:27
Topat

Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së parë, të cilat do të luhen të premten, të shtunën dhe të dielën.

Sezoni i ri pritet të sjellë rivalitet të madh në Superligën e Kosovës, ndërsa ekipet do të kërkojnë ta nisin kampionatin me rezultate pozitive.

Xhiroja e parë vjen me derbin e madh mes Prishtinës dhe Ballkanit, e cila do të luhet të dielën në mbrëmje në ‘Fadil Vokrri’.

Orari i xhiros së parë

E premte, 14 gusht 2026

16:30 – Feronikeli ’74 – Gjilani

Stadiumi “Rexhep Rexhepi”, Drenas

E shtunë, 15 gusht 2026

16:30 – Drenica – Dukagjini

Stadiumi “Bajram Aliu”, Skenderaj

16:30 – Vushtrria – Malisheva

Stadiumi me bari sintetik, Hajvali – Kampi i FFK-së

E diel, 16 gusht 2026

16:30 – Drita – Llapi

Stadiumi me bari sintetik, Gjilan

19:00 – Prishtina – Ballkani

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat