Kërnaja debuton me Flamurtarin në Vlorë

Futboll

Kërnaja debuton me Flamurtarin në Vlorë

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 11:42
Shorti për Kategorinë e Parë

Është hedhur këtë të premte, prej orës 11:00, shorti për sezonin e ri 2026-2027 të Kategorisë së Parë, aty ku është përcaktuar dhe kalendari për javën e parë.

Ky do të jetë edicioni i 79-të i këtij kampionati që do të nisë më 5 shtator (2026) dhe do të mbyllet në fundin e muajit maj të vitit 2027.

Goglat kanë rezervuar përballje interesante që në startin e këtij sezoni. Flamurtari i Olitjon Kërnajës do të përballet me Sopotin në Vlorë, ndërsa Pogradeci i Emiljano Çelës shkon në transfertën e Burrelit.

Sakaq, Iliria pret Kastriotin, ndërsa Kukësi do të përballet me Korabin. Bylisi sfidon Besën, teksa në anën tjetër, Oriku me Besëlidhjen.

JAVA 1

ILIRIA – KASTRIOTI

KUKËSI – KORABI

BYLISI – BESA

BURRELI – POGRADECI

FLAMURTARI – SOPOTI

ORIKU – BESËLIDHJA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat