Elbasani nënshkruan me mesfushorin 28-vjeçar

Futboll

Elbasani nënshkruan me mesfushorin 28-vjeçar

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 22:18
Elbasani

Elbasani ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Ardit Deliu.

Mesfushori u largua nga ekipi i Ballkanit për t'u zyrtarizuar te verdheblutë.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetet sociale, ku është publikuar fotoja e lojtarit me fanelën e re.

Për 28-vjeçarin Superliga nuk është një ambient i panjohur, pasi ai ka luajtur më parë për ekipe si Laçi, Vllaznia dhe Tirana.

Deliu ka provuar të luajë dhe për ekipe si RNK Split dhe në ekipin e dytë të Hajduk Split në Kroaci, si dhe në Letoni me Liepaja.

Mesfushori tashmë është bërë pjesë e skuadrës verdheblu, duke u bërë gati për sfidën e radhës nën ngjyrat e Elbasanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat