Kumbulla: Erdha me entuziazëm te Rayo

Futboll

Kumbulla: Erdha me entuziazëm te Rayo

Më: 14 gusht 2026 Në ora: 23:36
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla zgjodhi të vijojë karrierën te Rayo Vallecano. Mbrojtësi shqiptar tregoi përshtypjet e para për skuadrën madrilene ku luan edhe Ivan Balliu.

“Kam ardhur me shumë entuziazëm.

Gjeta një grup shumë të bashkuar, punon shumë dhe e di çfarë është të sakrifikosh. I pari që më kontaktoi ishte Balliu i cili më mori në telefon dhe po më ndihmon shumë që të ambjentohem”, tha Kumbulla.

Kumbulla tregoi edhe objektivin e parë që ka ekipi që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tetë.

“Si objektiv të parë, duhet të grumbullojmë 42 pikë sa më shpejt dhe të shikojmë pastaj, pasi është një kampionat, shumë i vështirë dhe i ekuilibruar”, tha Kumbulla.

Për Marash Kumbullën, Rayo Vallecano është skuadra e tretë në spanjë, pasi më herët Roma e ka huzuar tek Espanyol dhe Mallorca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat